Milan apo Inter, sonte zbulohet kush sundon qytetin dhe Italinë

Milan apo Inter, sonte zbulohet kush sundon qytetin dhe Italinë

Serie A ka qenë më e nxehtë se kurrë sivjet, pasi dy skuadrat e qytetit të Milanos janë në garë për ta fituar titullin kampion, teksa sonte luhet xhiroja e fundit e kampionatit.

Viteve të fundit, Inter dhe Milan nuk ishin rival për titull, por sivjet gjithçka ka ndryshuar, pasi skuadrat garuan nga xhiro e parë e deri më sot.

Momentalisht, Milani ndodhet në vendin e parë me 83 pikë, kurse Interi në vendin e dytë me 81 pikë.

Milanit i duhet vetëm një pikë për tu shpallur kampion, kurse Interit i duhet humbja e Milanit dhe fitorja e tyre ndaj Sampdorias.

Më poshtë është kalendari i Milanit dhe Interit, në garën për Scudetton deri në fund të Serie A 2021/22.

Related Articles