Tani është publikuar një video e përplasjes mes policisë dhe tifozëve të Hajduk Splitit.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes policisë dhe tifozëve të Hajduk Splitit mbrëmë në autostradën A1 pranë Zagrebit.
Gjatë kthimit në Dalmaci, tifozët kroat kanë bllokuar autostradën pranë resortit Desinec.
Mes palëve ka ndodhur një incident, ku morën pjesë qindra tifozë të Splitit.
Policët janë detyruar të përdorin edhe armë zjarri, ku mbetën të plagosur dy tifozë dhe dhjetë efektivë të policisë – të gjithë jashtë rrezikut për jetë.
Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme.