Në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.
Do të ketë vranësira që vende-vende do të përcillen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të sillen mes 7-13 gradë Celsius, e maksimalet do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius.
“Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.