A ka ardhur në Kosovë “Lija e Majmunëve”? Cila janë simptomat, flet infektologu Ramadani për Gazetën “Enigma”

A ka ardhur në Kosovë “Lija e Majmunëve”? Cila janë simptomat, flet infektologu Ramadani për Gazetën “Enigma”

Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi, Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.



Infeksioni i rrallë viral zakonisht prek vendet afrikane dhe raportimi i rasteve jashtë tij ka shkaktuar shqetësim tek shkencëtarët dhe autoritetet kombëtare shëndetësore, shkruan Gazeta “Enigma”.

Por, cilat janë simptomat?

“Sëmundja “Lija e majmunëve” është një sëmundje virusale e cila paraqitet në vende të ndryshme të Afrikës Qendrore perëndimore e në shumë vende tjera në formë endemike e epidemike”, ka deklaruar Ramadani për Gazetën “Enigma”.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramdani, në një përgjigje për Gaztën “Enigma” ka thënë se kjo sëmundje është e njohur në mjekësi nga vitet 1957-1958.

“Është e njohur qysh moti në mjekësi, që nga vitet 1957 – 1958 si “Lija e majmunëve” në ato vende ku ka majmunë, brejtës e kafshë të egra që rrallë herë edhe janë të identifikuara nga njeriu”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani

Sipas infektologut identifikimi i “Lijës së majmunëve” si sëmundje është bërë në vitet 1970 – 1971.

“Identifikimi i “Lijës së Majmunëve si sëmundje u bë në vitin 1970 ,1971 në një fëmijë 9 vjeçar në Kongooo, ku nga ajo kohë kjo sëmundje është endemike e nganjëherë edhe epidemike në ato rajone të Afrikës”, ka deklaruar Ramadani.

Tutje Ramadani ka theksuar se nga fillimi i këtij muaji është raportuar edhe për rastet e para në ShBA, Evropë dhe Britani.

“Sëmundja nga viti apo fillimi i muajit maj aty nga fillimi, tani është paraqitur në ShBA, Evropë dhe  Britani”, është shprehur ai.

Infektologu Ramadani ka theksuar kjo sëmundje për një kohë të shkurtër ka shpërthyer si epidemi në disa vende të ndryshme.

“Në Britani të Madhe e më vonë edhe në shumë vende evropiane si Spanja, Portugalia, Italia e tani në këtë javë edhe në ShBA, kjo sëmundje shpërthej si epidemi, po ashtu ka pasur raste edhe në Kanada ku edhe u raportua se më shumë se 17 raste janë të dyshuara për këtë sëmundje”, tha ai.

Sipas tij edhe “Portugalia ka shumë raste me këtë sëmundje, ndërsa Italia ka tri raste të dyshuara që po monitorohen nga afër “.

“OBSH dhe CDC po ashtu kanë raportuar për raste dhe infeksione me këtë sëmundje në ato vende dhe po bëjnë një vështrim të kujdesshëm, monitorim të situatës nga afër dhe po mendojnë se mund edhe të ketë shqetësime serioze, por kjo mbetet të shihet në javë në vijim”, ka deklaruara infektologu Ramadani për Enigmën.

Si bartet “Lija e Majmunëve”?

“Zakonisht pështyma spërklat e infektuara me virus nga kafshët e egra, por edhe nga materiet biologjike të infektuara, si gjaku mund të bartin sëmundjen, pra kafshët e egra në këtë rast majmunët brejtësit  primatët dhe njeriu i infektuar në kontakt me këto kafshë ose njerëz të infektuar”, ka deklaruar ai.

Si mund të përhapet “Lija e Majmunëve”?

“Nuk ka të dhëna se sëmundja mund të jetë aq e gjerë dhe të prek shumë vende e njerëz siç është pandemia me COVID-19”, tha Ramadani.

Tutje ai ka shtuar se “tani nuk ka të dhëna se sëmundja është edhe shumë serioze në njerëz, ku edhe të jetë me pasoja edhe fatalitet të madh, por se tani të gjitha këto duhet shikuar dhe studiuar ngadalë nga ekspert të fushë së mjekësisë”.

Sipas Ramadani duhet theksuar se “pasi që tani paraqitja e “Lijës së Majmunëve” në vende evropiane dhe ShBA e bëjnë ende të paqartë në shumë aspekte këtë infeksion të kafshëve të egra si do transmetohet më tej infkekcioxitet, sëmundjeshmëria, epidemia sa do jetë e përhapur, janë këto disa aspekte që të vrojtohet, monitorohet situata aty ku ka të sëmurë”.

Ramadani ka theksuar se aspekti klinik “Lija e Majmunëve” ka ngjashmëri me “Lijën e Madhe”.

“Nga aspekti klinik mund të jetë pak e ngjashme me “Lijën e madhe”, por se kjo sëmundje dallon sepse tani është më pak e rëndë dhe me më pak komplikime, më pak infeksioze, dhe me përfundim fatal në raste shumë të rralla”, tha ai për “Enigmën”.

Cilat janë simptomat e “Lijës së Majmunit”?

“Kryesisht dominon sindroma infektive me temperaturë dhe me simptomë si ethe, dridhje, dhimbje e muskujve, nujeve, ënjtje e nyjeve limfatike regjionale, lodhje, skuqje në fytyrë dhe duar”, tha Ramadani.

 Sipas infektologut këto janë “disa nga të dhënat të paraqitura në ato vende por se ecuria e sëmundjes zakonisht është e mirë dhe pa pasoja evidente për 7 ditë deri në 10 ditë në raste shumë të rralla edhe  më gjatë”.

Sa rrezikohet Kosova nga “Lija e Majmunëve”?

“Edhe vendi ynë është i ekspozuar ndaj kësaj sëmundje ngjitëse dhe se mundësia e përhapjes është e hapur duke ditur se shumë nga këto vende janë edhe në komunikim me vendin tonë dhe duhet kujdes i shtuar shëndetësor i instituteve tona, të përcillet situata dhe eventualisht edhe kontaktet me persona në ato vende ku ka raste me “Lijën e Majmunëve” të monitorohet situata me një fjalë”, tha Ramadani për “Enigmën”.

 A ka ndonjë rast të dyshuar me këtë sëmundje në Kosovë?

“ Deri më tani nuk ka të dhëna në dyshimin e sëmundjes tek ne dhe eventualisht dërgimin e mostrave përkatëse në laboratore specifike”, tha ai.

Ramadani tutje ka thënë se duhet të theksohet se “ndonjë ndalim ose kufizim tani nuk parashihet as nga autoritet të OBSH dhe CDC edhe as nga ekspert mjekësorë,  por kjo mbetet për tu parë”.

Si duhet të mbrohemi nga “Lija e Majmunëve”?

“Mbrojtja është shmangja nga persona të dyshimtë të infektuar nga kafshët e egra dhe të kemi një kujdes të veçantë dhe në mënyrë të vazhdueshme, tani që sëmundja nuk ka paraqitur raste serioze dhe raste të rënda, ku terapia mbetet ajo simptomatike deri sa të njoftohemi më mirë me sëmundjen dhe ecurinë e saj”, ka përfunduar Ramadani./Gazeta Enigma/

Related Articles