Kancelari gjerman Olaf Scholz, me 10 qershor do të udhëtojë drejt Serbisë, raporton Deutche Welle, transmeton GazetaEnigma.
Gjithashtu thuhet se lidhur me vizitën e tij po bëhen të gjitha koordinimet e nevojshme.
Pas marrjes së mandatit, kjo parashihet të jetë vizita e parë e Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor.
Ende nuk janë dhënë detaje shtesë nëse kancelari gjerman do të vizitojë edhe ndonjë prej vendeve të tjera. / GazetaEnigma