Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, së fundmi ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaEnigma.
Sipas tij edhe pse kishte shumë vizita, ajo në Shtëpinë e Bardhë mungoi. / GazetaEnigma
Postimi:
Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë.
Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta.