Gazetari i CNN: Kryeministri i ri i Australisë është arbëresh sikur edhe unë

Gazetari i CNN: Kryeministri i ri i Australisë është arbëresh sikur edhe unë

Pas zgjedhjes së kryeministrit të Australisë, Anthony Albanese, diskutimet rreth mbiemrit të tij që është karakteristikë e shumë arbëreshëve të Italisë, nuk mungoi aspak, shkruan GazetaEnigma.

Në lidhje me këtë ka folur edhe gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, i cili përmes një postimi në Twitter, shpjegoi arsyen e mbiemrit “Albanese” të australianit derisa tregoi se edhe vetë ai ka prejardhje arbëreshe.

Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh sikur edhe unë”, shkroi Kaczynki.

Bazuar në biografinë e udhëheqësit  të ri në Australi, babai i Anthony ishte nga Barletta, vend në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në këtë pjesë të Italisë. / GazetaEnigma

Postimi:

Related Articles