Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili qëndroi mbi dy javë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.
Haradinaj në emisionin në T7, komentoi edhe deklaratat e Kurtit, se në SHBA shkoi për thithje të investimeve. Haradinaj thotë se Kurti s’mund të sjellë investitorë amerikanë në Kosovë, pasi ishte po ai që refuzoi dy projekte madhore të mbështetura nga ekzekutivi në Uashington.
“Ka shku ka bërë mashtrim. Ka bërë kamuflazh: “Po shkoj nëpër kompani se jam i interesuar për investime”. Ky njeri u shëtit për dy javë ditë, u bo horë. Ky njeri në Amerikë në të gjitha nivelet u bo horë”, tha Haradinaj.
“Gjuriqi ka mund me i mbledh 14 senatorë e kongresmenë për një darkë, dy orë. Kryeministri për një ditë punë ka mund me kalu nëpër Kongres e Senat e me ua dhanë dorën nëpër zyre kongresmenëve e senatoreve. Ka mund po të njëjtën ditë me taku këshilltarin për Siguri edhe me u kthy në Kosovë”, shtoi ai.
“Sa për investime që po flet ky, ata e dinë. Dy herë i kanë ardhur në derë të shtëpisë me dy investime me garanca të qeverisë amerikane. Është qesharake me guxu e me thënë “kam ndejt më së gjati”. Pse a ke ikë prej vendit tënd a çka o problemi?”. Krejt kjo është e paprecedent”, theksoi Haradinaj.