Delegacione të nivelit të lartë nga Suedia dhe Finlanda do të shkojnë në Turqi të martën në mbrëmje për të biseduar me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Turqisë rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n, raporton kanali i lajmeve NTV.
Kjo vizitë vjen për shkakun se Turqia e ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, shkruan Gazeta Enigma.
Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, përfshirë Turqinë, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, shkruan BBC.