Teksasi është një nga vendet me ligjet më të pakufizuara sa i përket përdorimit të armëve, në Shtetet e Bashkuara.
Me ardhjen e guvernatorit republikan, Greg Abbott, ligjet u lehtësuan edhe më shumë, shkruan BBC, trasnmeton GazetaEnigma.
Vitin e kaluar shteti miratoi një ligj që i lejonte njerëzit të mbanin një pistoletë të fshehur pa leje, megjithëse njerëzit ende kanë nevojë për një licencë për të mbajtur armë në shumicën e shkollave ose kolegjeve.
Mosha minimale zyrtare për të blerë një pistoletë në Teksas është 21 vjeç, por një pushkë (si AR-15, e përdorur në të shtënat në shkollën Uvalde) mund ta blesh në moshën 18 vjeçare.
Ligji i Teksasit gjithashtu lejon që 18 deri në 21-vjeçarët të blejnë një pistoletë nga një tregtar i licencuar, nëse ndihen të kërcënuar, për shembull nga dhuna në familje ose përndjekja, raporton BBC.
Bizneset private mund të ndalojnë mbajtjen e armëve në ambientet e tyre, por një ligj tjetër i prezantuar së fundmi në Teksas ndalon agjencitë qeveritare të nënshkruajnë kontrata me bizneset që “diskriminojnë industrinë e armëve të zjarrit”.
Guvernatori Abbott ka nënshkruar gjithashtu një ligj që i ndalon zyrtarët lokalë të zbatojnë rregulla të reja federale, më kufizuese për armët.