Visar Korenica, është një tjetër deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që po kundërshton tërheqjen e parave nga Trusti.
Por bazuar në deklarimin e pasurisë vet Korenica e kishte bërë tërheqjen e 1700 eurove nga Trsuti, në kohën kur qytetarëve i`u lejuan 10 për qind e mjeteve të tërhiqen.
Korenica në AKK, ka deklaruar se ka shtëpi, vlera e të cilës është 100 mijë euro, banesë në vlerë prej 40 mijë eurove, veturë e gjëra të tjera.
Madje Korenica në deklarimin e pasurisë ka shkruar se ka marrë edh 340 euro si “Pako Covid”.