Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Davoc të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.