Policia arreston të dyshuarin për vrasje pas një konflikti familjar në veri të Mitrovicës

Policia arreston të dyshuarin për vrasje pas një konflikti familjar në veri të Mitrovicës

Nga rasti tragjik i cili ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, dy persona (babë e bir) kanë mbetur të vdekur si pasojë e një vrasje brenda një familje në veri të Mitovicës, ndërsa një person tjetër (vëllai) është arrestuar.

Lajmin për Gazetën Enigma e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai tha se gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka ndodhur një vrasje në një familje në veri të Mitrovicës, me ç’rast është arrestuar një person si i dyshuar për kryerjen e këtij krimi.

“Po sot ka ndodhur një vrasje në një familje në veri. Kanë mbetur të vdekur babë e bir, ndërsa vëllai është arrestuar sot nga policia. Ngjarja ka ndodhur sot diku në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Hoti.

Related Articles