Detaje nga tragjedia në Mitrovicë të Veriut: Dorasi vrau babain dhe vëllain e tij binjak

Detaje nga tragjedia në Mitrovicë të Veriut: Dorasi vrau babain dhe vëllain e tij binjak

Prokuroria Themelore në Mitrovië,ka shpalosur detaje të reja rreth tragjedisë në Mitrovicë të Veriut, shkruan GazetaEnigma.

Përmes një komunikate për media, njoftohet se motivet që kanë shtyrë të dyshuarin të vrasë babin dhe vëllain e tij, janë ende ta panjohura.

Gjithashtu njoftohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë’’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Vrasje e dyfishtë brenda familjes në Mitrovicën e Veriut

Mitrovicë, 27 maj 2022 – Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. / GazetaEnigma

Related Articles