Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit tha se shtypi i lirë është përbërësi kryesor në çdo demokraci të qëndrueshme.
“Një shtyp i gjallë, i lirë që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, thotë Kosnett.
Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.
Ndryshe, sot shënohet Dita botërore e Lirisë së Shtypit.