Ekipi i Klitschkos po përgatit kumtesë zyrtare për deklaratën e tij të pretenduar për Kosovën

Ekipi i Klitschkos po përgatit kumtesë zyrtare për deklaratën e tij të pretenduar për Kosovën

Bashkëpunëtorët e kryetarit të Kievit, Vitaly Klitschko, njoftuan se së shpejti do të shprehen për rastin e deklaratës së tij të pretenduar për Kosovën, e cila nxiti reagime të shumta, kanë raportuar mediet serbe.

“Ne po përgatisim një deklaratë zyrtare për këto gjepura. Do ta kumtojmë së shpejti”, tha një bashkëpunëtor i Klitschkos.

Në faqën e mediumit zvicëran Le Canton 27 është publikuar një bisedë e pretenduar me Klitschkon, në të cilën kryetari i kryeqytetit ukrainas falënderoi shqiptarët dhe Kosovën për mbështetjen ushtarake dhe solidaritetin me popullin ukrainas.

Related Articles