Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrinvBoris Johnson, shkruan Skynews, transmeton GazetaEnigma.
Në bisedë dy liderët diskutuan për “forcimin e mbrojtjes të Ukrainës dhe zhbllokimin e porteve” ndërsa lufta po vazhdon.
“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, zhvillova një tjetër tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e bashkëpunimit për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant. Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet”, ka thënë Zelensky në një postim në Twitter. /GazetaEnigma