Fqinjët i denoncojnë të rinjtë për prishje të qetësisë, Policia u gjen kokainë në banesë

Fqinjët i denoncojnë të rinjtë për prishje të qetësisë, Policia u gjen kokainë në banesë

Policia u shkon në banesë të rinjve në Prishtinë, gjejnë kokainë Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.

E një rast i tillë është raportuar mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku Policia pasi shkoi në banesën e dy të rinjve për të cilët pati ankesa për prishje të qetësisë, gjetën substancë të dyshuar narkotike.

Sinjali mëson se zyrtarët policorë gjatë kontrollit kanë hasur në kokainë, me ç’rast janë shoqëruar në Polici një person i dyshuar i moshës 29-vjeçar dhe një dëshmitare 23-vjeçare.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Related Articles