Vetura godet dy këmbësorë në Veternik, Policia jep detaje

Vetura godet dy këmbësorë në Veternik, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ndërsa si pasojë janë lënduar dy këmbësorë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se  aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe janë të përfshirë dy këmbësorë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë”, bëri të ditur Kelani.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles