Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi i njohur me emrin artistik “Buta” ka qenë ditën e djeshme në krye të mediave rozë, për shkak se vëllai i tij, Qëndrim Januzi i njohur si “Reefa” dyshohet se vrau Gazmend Hysenin në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ditën e djeshme, pra të shtunën Buta ishte i ftuar të performonte në njërën nga klubet e natës në kryeqytet, por që ndeja u anulua, për të cilën njoftoi gjatë ditës edhe klubi. Por, pas kësaj ngjarjes në orët e mëngjesit, reperi e kishte fshirë “flyer-in” nga profili i tij në “Instagram”.
Derisa, në këtë rrjet social, Buta e mbante akoma “follow” viktimën Gazmend Hyseni deri kur u shikua edhe njëherë mbrëmë profili i “Strellës”, vërehet se Buta e ka hequr nga lista e ndjekësve Gazmendin.