Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar pakon e re ekonomike me të cilën ai thotë se do të ndihmojë edhe qytetarët serbë në Kosovë.
Vuçiq ka thënë se përmes kësaj pakoje, qytetarët serbë në Kosovë do të paguhen me nga 100 euro që aplikojnë, e nga 200 euro për të papunët në Kosovë.
“Më 12 maj, ne do të fillojmë të paguajmë 30 euro për të gjithë qytetarët e regjistruar, dhe më 20 maj do të fillojmë të paguajmë nga 100 euro për të gjithë qytetarët e nacionalitetit serbë në Kosovë dhe Metohi të cilët janë paraqitur dhe kuptohet, nga 200 euro për të papunët në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiqi në një video-mesazh, raporton “B92’.