Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 469 testime për COVID-19 që janë kryer në 24 orët e fundit, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Po ashtu nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134. Në total numri i rasteve aktive është 75.”