Punonjësit policorë nga Departamenti për Punë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, në koordinim me Njësinë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve me armë dhe Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sot kanë arrestuar personin me iniciale D.D (32 vjeçar) nga Dellçeva.
Sipas informacioneve të MPB-së, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, në një banesë në Shkup ku ndodhej personi, janë gjetur 45 pako me marihuanë dhe një peshore elektronike.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor Qendër, ndërsa pas dokumentimit të rastit nga SPB-ja Shkup, në Prokurorinë Publike Shkup do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal.