Sherri masiv në ndeshjen e playoffit në Shqipëri, Egnatia e Zekirija Ramadanit siguron Superioren

Sherri masiv në ndeshjen e playoffit në Shqipëri, Egnatia e Zekirija Ramadanit siguron Superioren

Sherr masiv në fundin e sfidës Egnatia – Korabi, që përcaktoi skuadrën që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. Një ndërhyrje në dukje e ashpër e Jackson ndaj kundërshtarit ka nxitur një përplasje masive të patolerueshme mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Lojtarët miq nuk ka pritur vendimin e kryesorit duke reaguar dhunshëm ndaj kundërshtarit. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe futbollistët e Egnatias, me situatën që doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Hamiti çuditërisht në fund u mjaftua me vetëm dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër. Për shkak të vonesës së krijuar nga përplasja masive, u luajt deri në minutën e 100-të, por nuk pati ndryshim rezultati.

Related Articles