Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka komentuar refuzimin e qeverisë ndaj gazit amerikan, raporton GazetaEnigma.
Sipas tij refuzimi nga ana jonë është arsye kryesore që Vuçiq të nënshkruaj marrëveshje me Putinin.
“Pra presidentja jonë ia ka mundësu një narrativë Vuçiqit të Serbisë e Putinit me heshtjen që e ka bërë ajo ndaj kryeministrit të Kosovës kur i ka thënë jo gazit amerikan”, tha Haradinaj.
Haradinaj fajëson Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, që sipas tij ata nuk e kanë refuzuar vetëm gazin amerikan por thotë se ekziston një e gjatë e pasojave direkte për Kosovën.
“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë mundësu këtë që po ndodhë me JO-në që i kanë thënë gazit amerikan prej Shkupit deri në Prishtinë, e që nuk është jo vetëm për energjinë ashtu siç thatë ju, lista është e gjatë e pasojave direkte jo rrethanore për Kosovën”, tha Haradinaj në Tëvë1. / GazetaEnigma