Policia e konfirmon lajmin e Enigmës: Profesori dhe nxënësi janë rrahur mes vete në Gjilan

Policia e konfirmon lajmin e Enigmës: Profesori dhe nxënësi janë rrahur mes vete në Gjilan

Në shkollën e mesme teknike “Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Arbëria” në Gjilan sot ka ndodhur një rrahje mes një profesorit dhe një nxënësit, ka raportuar sot ekskluzivisht Gazeta Enigma.

Një nxënës i klasës se 11-të është rrahur me profesorin e tij S.B në objektet e shkollës.

Enigma e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin, i cili e ka konfirmuar këtë rast.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit. Rasti është regjistruar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor”, ka thënë Hashani.

Redaksia jonë do t’ju mbaj të informuar për këtë rast.

/Gazeta Enigma/

Related Articles