Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, së fundmi ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës do ta udhëheq Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe bashkëpunim në fushën e Sigurisë në SEECP.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ai ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova do ta udhëheq këtë komision, ku do të mbahet në Mali të Zi dhe kryesues do të jetë Bajqinovci. / GaqzetaEnigma
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe në përbërje të deputetëve: Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajqinovci anëtarë dhe deputetët Jeta Statovci dhe Ardian Gola, zëvendës anëtarë, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), me 1-2 qershor 2022 i cili po mbahet Parlamentin e Greqisë, në Athinë, Greqi.
Qysh në fillim kam propozuar dhe insistuar që të votohet kandidatura e Delegacionit të Kuvendit tonë për ta udhëhequr Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe bashkëpunim në fushën e Sigurisë. Kjo kërkesë u pranua dhe u votua pas insistimit, në krye të udhëheqjes së këtij Komisioni të rëndësishëm do të jem unë ku pritet të mbahet nën kryesimin radhës së SEECP, në Mal të Zi.
Hera e parë që Kosova e udhëheq komisionin për siguri dhe drejtësi.
Në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni në SEECP, Kuvendi i Kosovës do të udhëheq punimet e këtij komisioni për herë të parë.
Po ashtu edhe Komisionin për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë përsëri për herën e dytë do ta kryesojmë në kuadër të SEECP-së.