Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme, raporton Gazeta “Enigma”.

– Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e katert të konferencës me ‘Perspektiva Gjithëpërfshirëse dhe e ardhmja e qendrueshme për të gjithë’. (Hotel Emerald, ora 9:15)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

– Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e III-të të Mjekësisë Pandemia COVID-19 – Sfidat dhe Përvojat. (Hotel Emerald, ora 18:00)./Gazeta Enigma/

Related Articles