Në selinë e UEFA-s është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, e ku FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi.
Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç ,UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari.
Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që UEFA ia beson FFK-së organizimin e një turneu të tillë kualifikues, pasi në mars ishte nikoqire e turneut kualifikues për vajza U17.
Kjo dëshmon se FFK tashmë ka krijuar besim tek qeveria e futbollit si një organizatore e denjë e eventeve të tilla.
Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.
Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022.