EKSKLUZIVE: Drita afër marrëveshjes me ish-futbollistin e tyre

EKSKLUZIVE: Drita afër marrëveshjes me ish-futbollistin e tyre

Skuadra e Dritës e ka nisur fuqishëm merkaton e verës në mënyrë që  të jetë e kompletuar për garat europiane dhe fillimin e sezonit.

Skuadra nga Gjilani deri tani i ka zyrtarizuar dy transferime, mbrojtësin e krahut Besnik Krasniqin dhe portierin Florian Smakiqi dhe ka rinovuar kontratën e dy futbollistëve si Ilir Blakçori dhe Ardian Limani.

Nënkampionët e Kosovës priten të mbeten pa mbrojtësin Ardian Cuculi i cili ka qenë lojtari kryesor në fazën e mbrojtjes që nga viti 2019-të kur iu bashkua nga Kukësi.

Me të kuptuar se Cuculi do të largohet, gjilanasit kanë nisur punën që ta përforcojnë qendrën e mbrojtjes.

GAZETA ENIGMA mëson ekskluzivisht se Drita ka nisur bisedimet me mbrojtësin 28-vjeçar, Jamal Aragon që ta rikthej në skuadër.

Jamal Arago u largua në drejtim të Azerbejxhanit në vitin e kaluar pas paraqitjeve fantastike në garat europiane me Dritën.

Arago pritet të jetë zëvendësuesi ideal i Cuculit.

Kujtojmë po ashtu që Drita ka nisur bisedimet edhe me mbrojtësin e Shkëndisë së Tetovës,  Klisman Cake. /GAZETA ENIMGA/

Related Articles