Gashi: Në VV s’ka pasur kurrë njerëz e program: Puna e parë e Albulena Haxhiut është Ministre e Drejtësisë

Gashi: Në VV s’ka pasur kurrë njerëz e program: Puna e parë e Albulena Haxhiut është Ministre e Drejtësisë

Analisti Shkëlzen Gashi ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Thotë se në atë parti s’ka as njerëz dhe se s’ka pasur kurrë program. Gashi n tha se puna e parë e Albulena Haxhiut, ishte ministre.

“Cila është puna që e ka bërë ministrja e Drejtësisë?”, pyeti Gashi.

“Puna e parë e saj është Ministre e Drejtësisë. A ke parë ti ndonjëherë najsen që me thanë që kjo e ka njoftë, për shembull një segment të drejtësisë dhe me thënë “me këto është marrë, me gjykatat ose me prokurorinë ose me burgjet ose ndonjë institucion tjetër që lidhet me sistemin e drejtësisë””, tha ai.

Gashi tha se në partië e Kurtit s’ka ekip pune.

“S’ka pasur ekip kurrë edhe s’ka pasur kurrë program”, tha Gashi.

“Programet gjithë kanë qenë përmbledhje e akuzave për qeverisjet e këqija katastrofale për këto dy dekada. Kjo u kon. Kurrë ekip s’ka mund me u kriju aty. Kurrë s’janë identifikuar problemet, nuk janë dhënë propozimet për zgjidhjet e tyre edhe kurrë nuk është thënë se “këta persona kanë me u marrë me këtë problem””, theksoi ai në T7.

Related Articles