Nuk ka stabilitet në çmimin e naftës, kjo është arsyeja

Nuk ka stabilitet në çmimin e naftës, kjo është arsyeja

Rritja e çmimit të naftës nuk ka të ndalur, dita – ditës po shfaqen luhatje në çmim të derivateve ku po paraqitet një jostabilitiet sa i përket këtyre çmimeve, raporton Gazeta Enigma.

Para disa ditësh u raportua për rritje të çmimit të naftës në 1,71 cent kurse benzini 1,73 cent.

Foto nga DriveZone:

Lidhur me këtë gjë Gazeta Enigma, ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjanin.

I cili u shpreh se ditën e sotme çmimet e naftës sillen diku rreth 1,68 cent kurse benzina 1,70 cent.

“Çmimet përafërsisht sillen sot nafta1.68 cent, benzina 1.70 cent”, tha Berjani.

Sipas tij nuk pritet të ketë stabilizim të çmimit pa përfunduar lufta Ukrainë-Rusi.

“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të paragjykojmë sepse ka lëvizje të vazhdueshme në BerëzënNdërkombëtare. Stabilizim të çmimit do të kemi pasi të përfundojë lufta Ukrainë – Rusi”, deklaroi Berjani për Gazetën Enigma.

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Për shkak të lëvizjes së shpeshtë të çmimeve, ka pasur dyshime se naftëtarët po i kurdisin çmimet.

Kurdisja e çmimeve ose marrëveshja për nivelizimin e çmimeve, është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.

Për mbikëqyrjen e fenomeneve të tilla, institucion kompetent është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës së Komisionit Kosovar të Konkurrencës. / GazetaEnigma

Related Articles