Real Madridi mohon të ketë bërë ndonjë ofertë për Pogban

Real Madridi mohon të ketë bërë ndonjë ofertë për Pogban

Real Madrid mund të jetë në kërkim të një mesfushori, por ata nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Paul Pogban, kontrata e të cilit me Manchester Unitedi do të përfundojë në fund të këtij muaji.

Objektivi kryesor i Los Blancos është Aurelien Tchouameni i Monacos, por edhe nëse nuk arrijnë të marrin shërbimet e tij, klubi nuk do të lëvizë për  bashkëkombësin e tij, Pogba.

Drejtorët e Real Madridit kanë mohuar për gazetën Marca se Los Blancos kanë kontaktuar ose me lojtarin ose me dikë nga rrethi i tij.

Pogba ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid çdo verë në pesë vitet e fundit.

Ish-trajneri Zinedine Zidane i kërkoi klubit të nënshkruajë me mesfushorin francez në të kaluarën, por Los Blancos tani janë në kërkim të një lloji tjetër lojtari për mesfushën.

Ndërkohë, Pogba është duke negociuar rikthimin e tij të mundshëm në Juventus, ku u largua për të bërë rikthimin e tij në Manchester United në 2016. 

Related Articles