Është ndarë nga jeta Bajram Isufi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Tregu” në Gjilan.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke lënë në pikëllim familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Gjatë karrierës së tij, Bajram Isufi ka ushtruar disa funksione drejtuese, ndër të cilat edhe atë të drejtorit të “Eco-Higjienës”, duke lënë gjurmë në angazhimin e tij profesional dhe në shërbimin ndaj qytetit të Gjilanit.
Ai do të kujtohet si një njeri i jashtëzakonshëm, punëtor i palodhur dhe profesionist i respektuar, i cili me përkushtimin dhe seriozitetin e tij kishte fituar respektin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy djem.
Në këto momente të vështira, familjes Isufi, miqve dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
