Pacolli uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Pacolli uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, njofton Klankosova.tv.

“Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 78 vota pro, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri, z. Bajram Begaj. Një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak. Me shpresë dhe besim që do të punon mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Pacolli.

Begaj është zgjedhur pak më parë president i Shqipërisë me 78 vota.

Related Articles