Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Gjermanisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Azurrët janë nikoqir të Panzerëve në super ndeshjen e parë të grupin që pritet të zhvillohet në ‘Renato Dall’Ara’ nga ora 20:45.
Ekipi i Roberto Mancinit vjen nga një humbje e rëndë nga Argjentina në Finalissima dhe synojnë të kthehen te rezultatet pozitive për të nisur sa më mirë këtë kampanjë në Ligën e Kombeve.
???????????????????????????? ????????????????????????
???????? #Italy ???? #Germany ????????
⏱️ Today, 20:45 CEST
????️ Stadio Dall’Ara – Bologna#ITAGER #NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/hc1RX2i7Mi— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) June 4, 2022
Në anën tjetër, ekipi i Hansi Flick nuk ka luajtur që disa muaj, por gjithashtu shpresojnë ta nisin pozitivisht këtë edicion të garave.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacione të kombinuara, jo më të mirat.
Formacionet zyrtare
Italia: Donnarumma; Florenzi, Acerbi, Bastoni, Biraghi; Frattesi, Cristiante, Tonali; Politano, Scamacca, Pellegrini;
Gjermania: Neuer; Kehrer, Rudiger, Sule, Henrichs; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Werner;