Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur dëshirën që Kosova të bëhet së shpejti anëtare e NATO-s.
Hoxhaj e tha këtë teksa shpërndau një fotografi së bashku me ish-presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid; ish-Kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt; zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Kai Sauer, dhe ambasadorin Jarmo Sareva.
“Me shtetet që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s. Shpresoj të shohim edhe Kosovën aty së shpejti!”, shkroi Hoxhaj.