Tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç raportojnë mediat atje, viktimat janë dy burrat dhe një grua.
Nga këto të shtëna sipas policisë janë plagosur edhe 11 persona.
Ngjarja e rëndë kanë ndodhur në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës Jugore” dhe “Rrugës së Tretë”.
Disa oficerë të policisë ishin duke patrulluar, kur dëgjuan breshërinë e të shtënave.
Njëri nga oficerët thuhet se ka qëlluar në drejtim të njërit prej sulmuesve por s’dihet nëse ai është qëlluar.
Hetuesit thanë në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy armë.
Përgjatë blloqeve 200 dhe 300 të Rrugës Jugore u gjetën edhe gëzhoja plumbash.