Thesari i pazakontë i fshehur në fund të Atlantikut (FOTO)

Thesari i pazakontë i fshehur në fund të Atlantikut (FOTO)

Shishet e verës po hidhen në fund te detit për t’u vjetruar

Një punishte vere në Spanjën veriore po vjetëron shishet e saj në fund të detit.

Ata thanë se ujërat e kripura të Atlantikut dhe jeta e egër në shtratin e detit, u japin verërave një aromë unike.

Mund të thuhet se në fund të detit, ka një thesar të pazakontë të fshehur.

Ato janë shishet e verës që lihen të vjetërohen, mes rrymave të vrullshme dhe jetës detare, shkruan Associated Press.

Kjo ishte ideja e sipërmarrësit Borja Saracho, i cili vuri re se shishet e verës të nxjerra nga mbytjet e anijeve shiten me çmime të larta në ankand.

Kështu, në vitin 2010, ai filloi një projekt kërkimor për të testuar nëse oqeani mund ta ndryshonte verën për mirë.

Ekspertët u ftuan të provonin shishe të vjetruara në det dhe t’i krahasonin ato të lëna për t’u pjekur në tokë.

Related Articles