Aksident në Veles, lëndohet një motoçiklistë nga Serbia

Aksident në Veles, lëndohet një motoçiklistë nga Serbia

Një motoçiklist nga Serbia është lënduar rëndë pasi ka dalë nga rruga në rrugën rajonale Gradsko – Veles, afër udhëkryqit për fshatin Cërvino.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje, ndërsa motoçikletën “BMW” me targa kombëtare të Serbisë e drejtonte B.M. (55).

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Veles.

Related Articles