Ismet Munishi: E kur të kthehet lavdia, kundërshtarët do të na shohin në ëndërr

Ismet Munishi: E kur të kthehet lavdia, kundërshtarët do të na shohin në ëndërr

Trajneri i sapo zgjedhur i FC Prishtinës, në një interviste për Globisot.net ka treguar planet dhe ka premtuar që Klubit të tij të zemrës do ja rikthej lavdinë dhe po ashtu do luftoj në dy frontet për të arritur me të mirën për Prishtinën, dhe siç ka potencuar Munishi, se kur ti kthehet lavdia kundërshtarët tanë do të na shohin edhe në ëndërr.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë me Trajnerin e FC Prishtinës, Ismet Munishi:

Globisot: Ismet Munishi në Prishtinë aty ka me së shumti ka presion publike e ku me se shumti kërkohen rezultate pse e pikërisht në FC PRISHTINË.!?
Ismet Munishi: Presionet në futboll janë të zakonshme por jemi mësuar me ato presione, por jemi optimist!

Globisot: A do të kthej Prishtinën në krye të futbollit kosovar.!?
Ismet Munishi: Prishtina gjithsesi do të rikthehet fuqishëm si i ka hije.

Globisot: Cila është situata aktuale në klubin më  të trofeshem në Kosovë.
Ismet Munishi: Jemi duke e bërë planin ti zgjedhim të gjitha problemet një nga një.

Globisot: A keni dijeni se cili është fondi i lojtarëve dhe a do të këtë përforcime.
Ismet Munishi: Do të ketë shumë ndryshime. Fokusi do të jetë 90 % lojtar kosovar.

Globisot: Cilat janë objektivat tuaja dhe të klubit për edicionin 2022 /2023.!?
Ismet Munishi: Objektivi i Prishtinës dihet dhe nuk do të ndryshoj as tani.

Globisot: A do të ktheni tifozërinë në shkallët e Stadiumit me emrin e Legjendës FADIL VOKRRI.!?
Ismet Munishi: Qëllimi numër 1 është rikthimi i fuqishëm i tifozit Prishtinas dhe Forca jonë kryesore Plisat.

Globisot: Cili është raporti yt me tifo – grupin “PLISAT” a do të jenë ata lojtari i dymbëdhjetë i skuadrës që ju drejtoni.
Ismet Munishi: Raporti im me Plisat është shumë i mirë dhe me kanë prit në mënyrë fantastike. Edhe s`ka si ti jetë ndryshe sepse unë jam djalë i Prishtinës. Dhe e kanë vlerësuar tepër gatishmërinë time për të ardhur në krye të Prishtinës në një situata jo edhe aq të mirë.

Globisot: A do ju premtoni që do i sjellni në Prishtinë titullin kampion dhe kupën trofe këto që i mungojnë me vite Prishtinës.!?
Ismet Munishi: Plisave ju premtoj luftë të madhe në fushë dhe në dy frontet.

Globisot: A do të jetë  po aq karizmatik sa e si jemi mësuar të shohim Ismet Munishin edhe në krye të Prishtinës.!?
Ismet Munishi: Besoj se këtu do jap ma shumë se maksimumin në krejt sferat.

Globisot: Cili është mesazhi yt për lojtarët e Prishtinës, tifozëve dhe rivalët tuaj të Super Ligës?
Diçka që Ne nuk kemi pyetur e që ju dëshironi të thoni për lexuesit tanë?
Ismet Munishi: Të gjithë se bashku e kemi obligim të ja kthejmë lavdinë klubit numër 1 në vend.

E kur të kthehet lavdia kundërshtarët tanë do të na shohin edhe në ëndërr.

Related Articles