Pas fitores ndaj Qipros, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.
Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten.
Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire.
Si zakonisht, edhe për ndeshjen e sotme kanë dalur biletat në tregun e zi.
Për pjesën e lindjes, biletat po shiten nga 70 euro, kurse ato në jug deri në 30 euro.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45.