Enver Hajdari nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka quajtur gënjeshar ministrin e Financave, Hekuran Murati. Murati ka thënë sot se 80 milionë euro në vit sillen pagesat për veteranët.
“Duhet të behet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar, duhet të bëhet diferencimi”, është shprehur Murati.
Hajdari thotë se ajo shifër është e pasaktë.
“Ku e murr ky ministër këtë shifër. Pse more burr po rren. Më falni në shprehje. Le ta bëjmë një llogaritje të thjeshtë. 80 milionëshi. Ndaj familjet e dëshmorëve dhe invalidët, sa i takon për 12 shumëzoj. Sa del për një veteran të luftës. Nuk del kjo shifër. E ka shumë gabim. Nuk del”, tha ai në emisionin Pressing në T7.