Skuadra e Dritës ka nisur sot stërvitjet për garat Evropiane saktësisht për Conference League.
Skuadra gjilanase siguroi daljen në Evropë përmes pozitës së tretë në tabelë, derisa nuk arriti këtë edicion asnjë trofe, duke humbur garën për titull me Ballkanin derisa në finale u mposht nga Llapi.
Ekipi i Ardian Nuhiut sot ka nisur punën për t’u përgatitur sa më mirë, derisa tashmë ka sjellë edhe disa rinis në skuadër duke angazhuar talentin e madh Blendi Baftiun, mbrojtësin besnik Krasniqi e portierin Florijan Smakiqi derisa ka vazhduar kontratat me disa lojtarë që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar.
Të kujtojmë se edicionin e kaluar Drita pati një paraqitje fenomenale në Evropë, derisa u eliminua nga skuadra e madhe holandeze Feyenoord.