Se dimë pse Bosnja nuk është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’, por do të bëhemi

Se dimë pse Bosnja nuk është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’, por do të bëhemi

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, thotë se e kishte problem që të jetë pjesë e samitit për nismën “Ballkani i Hapur”, pasi nuk e di se pse shteti i tij nuk është pjesë.

“Bosnje e Hercegovina për fat të keq nuk bën pjesë pasi nuk ka konsensus për nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe nuk ka përgjigje serioze pse nuk bëjmë pjesë, nuk ka as përgjigje negative, thjeshtë është një heshtje”.

Ai në ditën e dytë të samitit tha se ka individë dhe ambasada që kanë ndikim që Bosnje e Hercegovina të mos jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, veçse në të ardhmen do të bëhet.

“Sipas meje shkak është një pjesë e paragjykimeve të të kaluarës si dhe ka pasur ndikime politike të grupacioneve të caktuara që vlerësojnë se kjo nismë do të ishte një mossukses nëse iniciativa të tilla do të pranoheshin. Normalisht çdoherë në Bosnje e Hercegovinë ka ndikim nga individë, ambasada të caktuara që vlerësojnë se Bosnje e Hercegovina ende nuk duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Në këto rrethana kur morra ftesën u mendova a të vij në Ohër apo jo, dhe nëse vij çfarë t’ju them. Të arsyetohem për atë që nuk kemi pasur guxim në dy vjetët e fundit që të marrim vendim dhe aderojmë në “Ballkanin e Hapur”.

“Por në të ardhmen do të bëhet pasi numri i madh i qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës e mbështet këtë nismë, këtu jam edhe për faktin se përfaqësues të Bosnje e Hercegovinës marrin pjesë në të gjitha negociatat në nivelet teknike që janë në kuadër të Ballkanit të hapur dhe se ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe të pranojmë të gjitha marrëveshjet kur për këtë të miratohet një vendim politik”, tha Tegeltija.

Related Articles