Një mjet piroteknik ka shpërthyer gjatë Paradës së Krenarisë që po mbahet të enjten në Prishtinë.
Shpërthimi i mjetit ka alarmuar Policinë e Kosovës, por situata është vendosur shpejt nën kontroll.
Policia e Kosovës, ashtu siç është angazhuar, po vazhdon të monitorojë paradën.
Në Paradën e Krenarisë, përveç fytyrave të njohura publike, po merr pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.