Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Scholz ka folur për nismën “Ballkani i Hapur” ku Kosova po refuzon që të marrë pjesë.
Ai ka thënë se Gjermania i jep përparësi tregut të përbashkët rajonal, brenda së cilit ai thotë se duhet të çohen përpara çështjet që lidhen me të.
Scholz nuk tregoi nëse shteti i tij është pro apo kundër kësaj nismeje, por që tha se të gjitha vendet që synojnë BE-në duhet të pajtohen me parimet e Unionit.
“Dua të thëm të qartë se për ne prioritet i japim tregut të përbashkët rajonal që mendojmë që duhet të përparojë dhe çështjet që janë brenda tij mund të çohen përpara. Është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë të vleshme rregullat e lirisë së lëvizjes. Dhe kushdo që do të shkojë atje, duhe t’i zbatojë ato”, tha Scholz.