Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë në T7, ka thënë se Kosova do të duhej të ishte pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, qoftë si vëzhguese, qoftë si anëtare e plotë e kësaj iniciative.
“ Unë mendoj që Kosova do të duhej të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, qoftë si vëzhgues qoftë si anëtare e plotë”, ka thënë Hoxhaj.