Befason Putin, thotë se embargoja e naftës po e forcon Rusinë

Befason Putin, thotë se embargoja e naftës po e forcon Rusinë

Embargoja e Naftës  po forcën edhe më shumë Rusinë ekonomikisht.

Me këtë pretendim presidenti rus Vladmir Putin doli të premten kur tha se vendi i tij po fiton shumë duke e shitur naftën e përpunuar me çmim shumë të lartë.

“Evropa e ka të shumë e pamundur te heq dore nga burimet ruse . Më e keqja  është ajo që po ndodh tani – sasia e naftës në tregun ndërkombëtar po zvogëlohet, dhe çmimet po rriten.. derisa fitimet e kompanive tona po rriten në terma parash”, tha Putin .

E gjithë kjo situatë po e shqetëson presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, cili po kërkon qasje edhe më të rreptë të Bashkimit Evropian karshi Rusisë.

Duke folur përmes video-lidhjes nga Kievi në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës, ai kërkoi nga vendet e unionit ndërprerjen e çdo marrëdhënie me Moskën.

“Pse ka ende njerëz që hezitojnë  të bllokojnë  marrëdhëniet me një vend të tillë, kur Rusia ka shkelur në mënyrë cinike të gjitha normat jetike të së drejtës ndërkombëtare?

Zelensky i kërkoi gjithashtu unionit që të mbështesë kandidaturën e Ukrainës në Bashkimin Evropian në samitin e ardhshëm që pritet të mbahet në fund të qershorit.

Related Articles