rajneri i Kosovës U21, Albert Bunjaki, ka folur për “elemente interesante” pas humbjes 5:0 nga Anglia në “Fadil Vokrri”. Ai është i kënaqur me rastet që ka krijuar Kosova.
“E kemi ditur se do të jetë vështirë. Ka të bëj me ndërrimin e gjeneratës. Por nuk kam pritur se do të kemi kaq shumë shanse, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Bunjaki pas ndeshjes.
“Kemi pasur mundësi të shënonim një gol. Me një gol nuk them se do të fitonim ndeshjen, por do të na jepte energji”.
Tri ditë më vonë Kosova e luan ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për “Euro 2023”. Takohet me Shqipërinë në Elbasan.
“Loja me Shqipërinë është loja jonë kryesore. Njëjtë është edhe për Shqipërinë. Pres ndeshje interesante. Ka elemente interesante edhe prej kësaj loje që duhet t’i marrim. Kemi 14 lojtarë që mund të luajnë në gjeneratën e ardhshme, kurse Anglia e kishte vetëm një”.